Modelja e Instagramit joshi rojen, mamaja e saj politikane arratiset nga burgu

21:43 30/10/2021

Një modele dhe influencere Instagrami ka ndihmuar mamanë e saj politikane që të arratisej nga burgu, duke joshur rojen e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Kolumbi, por së fundmi janë bërë të ditura detajet lidhur me këtë arratisje teksa çështja është ende në gjykim. Modelja Aida Victoria Merlano 21 vjeç kishte vënë në zbatim planin për të shpëtuar mamanë e saj Aida Merlano Rebolledo, e cila u dënua me 15 vjet burg për mashtrim votuesish, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

MundĂ«sia pĂ«r t’u arratisur, Rebolledos iu dha kur iu aprovua leja pĂ«r tĂ« shkuar te dentisti. Por teksa shoqĂ«rohej nga njĂ« roje burgu dhe shoferi pĂ«r tek klinika dentare, roja qĂ«ndroi jashtĂ« dhe 38-vjeçarja nĂ« atĂ« kohĂ« u lejua qĂ« tĂ« hynte e vetme.

Ky ishte momenti i duhur për të vënë në zbatim planin e paramenduar.

Këtu përfshihet edhe vajza e politikanes, 21-vjeçarja Aida Victoria Merlano, e cila shfaqet në derën e klinikës dhe bisedonte me rojen duke e shpërqëndruar. Ndërsa nga ana tjetër, politikania është filmuar nga një kamera sigurie në rrugë që po zbret me çarçaf nga ballkoni i klinikës dentare. Aty e priste një motor me shofer dhe të dy u larguan.

Lajmi pĂ«r arratisjen e saj u bĂ« kryefjalĂ« nĂ« mediat vendase, ndĂ«rsa vajza pĂ«rfitoi nga situata. NjĂ« muaj mĂ« vonĂ« u shfaq nĂ« kopertinĂ«n e njĂ« reviste duke pozuar e zhveshur dhe me pranga nĂ« duar me titullin: “RrĂ«fehet vajza e kongresmenes sĂ« arratisur”.

Por disa muaj pas arratisjes, politikania u kap në Venezuelë në Janar 2020. Ndërsa vajza e saj dhe dentisti u akuzuan zyrtarisht si bashkëpunëtorë të dyshuar. Këtë javë, ata deklaruan se janë të pafajshëm, por nëse shpallen fajtorë rrezikojnë disa vite burg. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *