Moderatorja e shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…





Moderatorja e sportit, Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

alesia bami (3)

Mendoj se duhet absolutisht duhet patjetër ta frekuentojnë edhe 40-vjeçarët klubin, sepse kush jemi ne në fund fare që t’ua privojmë të drejtën që të kënaqen dhe ata.

Përderisa nuk na cenojnë, e kanë të drejtën e botës për të qenë aty. Ne bezdisemi jo vetëm në klub, por kudo. Ne bezdisemi jo vetëm në klube. Bezdisemi në kinema dhe në rrugë. Edhe mua më kanë ngacmuar, ashtu si shumë femra. Ka të bëjë me tipet e personave. Janë vajzat ato që duhet t’u tregojnë vendin”,- tha Alesia.

alesia bami (10)

Më herët, Bami ka treguar se çfarë kërkon tek partneri që do të ketë në krah. Ajo tha: “Partneri im, do doja të kishte të njëjtat mundësi ekonomike si të miat sepse nuk do doja të isha e varur. Nuk ka asgjë pa kushte, përveç asaj të familjes. Asgjë tjetër nuk është pa kushte.”

alesia bami (9)alesia bami (8)alesia bami (5)alesia bami (4)alesia bami (2)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *