Moderna: Një dozë e përgjysmuar e vaksinës sonë për COVID-19 e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç

Kompania farmaceutike amerikane Moderna thotë se një provë klinike tregon se një dozë e përgjysmuar e vaksinës së saj për COVID-19 është e sigurt për fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç.

Kompania thotë se vaksinoi më shumë se 4,700 fëmijë me dy doza me rreth 28 ditë diferencë. Rezultatet paraprake tregojnë se nivelet e antitrupave tek fëmijët ishin të njëjtat me ato të vërejtura tek të rinjtë, që morën dozën e plotë të vaksinës.

Moderna thotë se fëmijët patën efekte të lehta anësore nga vaksina si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e injektimit. Numri i subjekteve të testimit ishte shumë i vogël për të zbuluar ndonjë efekt anësor të rrallë si miokarditi, një inflamacion i zemrës, i cili është zbuluar kryesisht tek djemtë e vegjël, ose të rinj që kanë marrë ose vaksinën Moderna ose Pfizer.

Moderna thotë se së shpejti do t’ia prezantojë rezultatet e studimit Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe rregullatorëve të tjerë globalë të barnave. FDA do të takohet të martën për të shqyrtuar një aplikim nga Pfizer dhe partneri i saj me bazë në Gjermani, BioNTech, për miratimin e vaksinës për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *