Mohoi COVID-in derisa gjeti vdekjen prej tij, shuhet ish-kampioni i botës në kikboks









Fred Sinistra ish-kampion bote dhe Europe në kikboks, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare për shkak të COVID-19, një virus të cilin ai e mohoi deri në grahmat e fundit të jetës.

sinistera

Kanë qenë pikërisht pasojat e rënda në frymëmarrje që i shkaktoi virusi shkaku i vdekjes së tij, pasi kishte dalë nga spitali ku praktikisht e kishte dërguar me detyrim trajneri. Sportisti bleg ishte shtruar në spital në Liezh në fundin e muajit nëntor nga trajneri Osman Jigin, por që në javën e parë të dhjetorit, kishte firmosur daljen e tij, që të kthehej në shtëpi.

 Vetë Sinistra kishte postuar foto nga spitali, duke treguar se kishte dëmtuar mushkëritë, por duke premtuar se do të kthehej më i fortë për të luftuar përsëri për brezin e kampionit.  Ai ishte kthyer në shtëpi dhe kishte postuar në Instagram foto duke shkruar se gjithçka ishte në rregull dhe kishte planifikuar ndeshje në fund të janarit në Turqi.

“Tani po e rimarr veten qetësisht në shtëpi dhe do të jem edhe më i fortë se kurrë, pasi edhe vetë vdekja nuk më desh dhe toka do të dridhet përsëri nën këmbët e mia”, ishin fjalët e sportisti 41-vjeçar belg. 10 ditë më vonë, ai u nda nga jeta si pasojë e komplikacioneve të COVID-19, edhe pse bashkëshortja e tij, në postimin e lamtumirës në rrjetet sociale, insistoi se nuk kishte ndodhur nga virusi i rrezikshëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *