Moldavia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për gazin

14:37 30/10/2021

Gazpromi rus do të furnizojë me gaz Moldavinë nisur nga 1 Nëntori

Gjigandi rus i gazit Gazprom dhe qeveria moldave kanë rënë dakord për furnizimin e Moldavisë me gaz. Sipas kë saj kontrate e cila do të zgjasë për 5 vitet e ardhshme Rusia do të sigurojë gaz nisur nga 1 Nëntori për vendin më të varfër të Evropë.

Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar, pasi kontrata e saj e gazit me Gazprom-in  furnizuesin më të madh të gazit natyror në Evropë skadoi në shtator.

Sipas ministrisë së infrastrukturës të Moldavisë, palët u dakordësuan gjithashtu për formulën e çmimit dhe auditimin e borxhit të akumuluar nga Moldovagaz.

Më  herë t Bashkimi Europian akuzoi Moskën se po e përdor gazin natyror për të shantazhuar Moldavinë, pasi Kryeministrja e vendit Natalia Gavrilițai deklaroi se vendi i saj  nuk mund të përballonte  çmimet e larta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *