Momente dramatike, treni del nga binarët dhe përplas autobusin në Suedi, publikohen pamjet (VIDEO)

Momente dramatike janë shënuar në Suedi, më konkretisht në qytetin e Gotembergut, ku një tren ka dalë nga binarët dhe është përplasur me një autobus.

Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar rëndë.

Raportohet se tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa 550 pasagjerët brenda trenit, shoferi i autobusit dhe disa pasagjerë të tjerë nuk janë dëmtuar thuajse aspak.

I gjithë momenti është filmuar dhe tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *