Momente ngjethëse nga shembja e pallatit në Miami, e mbijetuara kërkon ndihmë, punonjësit e dëgjojnë por s’e shpëtojnë dot

Pamje ngjethëse janë ato që vijnë nga kërkimet e ekipeve të specializuara në pallatin 12-katësh të shembur në Miami.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku dëgjohet një grua e bllokuar nën rrënoja duke kërkuar ndihmë. Por ekipet, nuk mundeshin të mbërrinin te ajo, pasi një zjarr shpërtheu në tunelin e hapur prej tyre.

Kjo dëshmi është dhënë nga kreu i kontesë së Miami-Dade, Alan Comisky, i cili tha:

“Për fat të keq, gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit nën strukturë, dëgjuam zëra njerëzorë. Nisëm të kërkonim për zërin femëror që dëgjuam dhe kërkimet vijuan për disa orë. Zëri më vonë nuk dëgjohej, por kërkimet vijuan”.

Një nga anëtarët e grupeve të shpëtimit tha për mediat: “Ne vendosëm komunikim me gruan në rrënoja. I thamë asaj ‘Po vijmë, do të të shpëtojmë”. Por punonjësi shtonte se ata nuk arritën të vendosnin kontakt vizual me gruan.

“Mbaj mend që unë i bija murit dhe ajo thoshte: ‘Jam këtu, më nxrni, më nxirrni”, shton punonjësi.

Edhe një tjetër drejtues i grupeve të shpëtimit tha se grupi tij kishte komunikuar për disa orë me një grua të bllokuar nën rrënoja.

“Ajo ishte e vetëdijshme se prindërit e saj ishin të bllokuar bashkë me të”, tha supervizori duke përshkruar me tej traumën e punonjësve kur një zjarr shpërtheu gjatë punimeve të gërmimit dhe grupet u detyruan të braktisnin zonën. “Ne e dimë që ajo ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

Sakaq, ditën e sotme ekipet e kërkim-shpëtimit njoftuan se kanë pezulluar kërkimet, pasi rrezikon të shembet strukura e pjesës që ka mbetur. Bilanci deri më tani është 17 të vdekur dhe mbi 145 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Por megjithatë sipas autoriteteve nuk ka më shpresë që nën gërmadha të ketë ndonjë të mbijetuar tjetër.

Jo vetëm kaq, një stuhi tropikale mund të godasë në vijim Floridën dhe kjo e bën gjithashtu të pamundur vijimin e kërkimeve me fadroma.
Duket se do të jetë e pamundur që operacioni i kërkim-shpëtimin në pallatin 12-katësh të vijojë dhe në të mund të mbeten ende viktima të panxjerra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *