Momente paniku, futbollisti i njohur argjentinas pëson aksident të frikshëm me makinën 70 mijë paund









Futbollisti argjentinas i Uest Hemit, Manuel Lanzini, i shpëtoi për mrekulli një aksidenti, të frikshëm automobilistik me një Mercedes me vlerë 70 mijë paund, teksa mjeti humbi kontrollin pasditen e të mërkurës pas orës 14:30.

Mesi Lanzini

Argjentinasi doli nga aksidenti i padëmtuar ndërsa zjarrfikësit dhe policia shkuan me shpejtësi në vendngjarje. Lanzini po kthehej nga Argjentina ku ishte i grumbulluar me kombëtaren, teksa po udhëtonte drejt Londrës, për t’iu bashkuar klubit të Uest Hemit.

Mjeti drejtohej nga një shofer, ndërkohë që në e tronditur psikologjikisht nga ky aksident mbeti edhe bashkëshortja e tij, Xhenifer Reina, që mësohet të jetë shprehur: “Është një mrekulli që ai është gjallë”. Vlen të theksohet se me shumë gjasa Lanzini do të jetë në fushë kundër Evertonit këtë fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.