Momente paniku në Itali/ Përplasje e frikshme! Mbrojtësit të Kombëtares shqiptari i bie të fikët, transportohet në spital



Momente paniku për mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli. Shqiptari u transportua në spital, pas një përplasje të frikshme me shokun e skuadrës, në sfidën Salernitana-Empoli, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, ku skuadra e Veselit triumfoi me rezultatin 2-1.

veseli salernitana

Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari, humbi disa sekonda ndjenjat, teksa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithccka u normalizua. Veseli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.

Veseli

Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *