Momente paniku në Paris, një burrë merr peng dy gra në qendrën tregtare, kërkon të flasë me ministrin e Drejtësisë

Momente tronditëse janë duke u regjistruar në Paris. Mësohet se një burrë i armatosur me thikë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare. Ai kërcënon se do i vrasë ato, nëse aty nuk vjen për të negociuar ministri i Drejtësisë.

Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J.

Ai ndër tjera ka kërkuar që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë. Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale të policisë së Parisit se është i qasshëm dhe i hapur për zgjidhjen e çfarëdo problemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.