Momente paniku në SHBA, regjistrohen të shtëna armësh në New Orlens, 5 të plagosur. Shihni si vrapojnë të alarmuar turistët (VIDEO)

SHBA është tronditur nga të shtëna armësh, që janë regjistruar në një lagje franceze në New Orlens.

Autoritetet thonë se si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, e mijëra turistë, shihen teksa vrapojnë të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Policia ka arrestuar një person, i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë. Ndërsa, të plagosurit janë identifikuar mes moshave nga 26 deri në 51 vjeç.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në terren dhe po heton të gjitha pistat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *