Momente paniku, shembet tribuna në një stadium të Indisë, ka të lënduar (VIDEO)

Një tribunë druri, në një nga stadiumet e Indisë është shembur, duke bërë që 100 persona të lëndohen gjatë një gare në Kabaddi.

Sipas mediave të huaja, të paktën 20 spektatorë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Pamjet e shembjes, janë fiksuar nga një kamera amatore.

Fillimisht shfaqet një turmë e madhe njerëzish në tribunë duke shijuar spektaklin e shfaqur, por më pas, tribuna ku ndodheshin shembeshin dhe paniku u shtua ndjeshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se një ngjarje te tillë nuk është e pazakontë në Indi, pasi shembjet e tribunave nëpër stadium janë mjaft të shpeshta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *