Momente të vështira për Dëfrim Methasanin, gazetari sportiv kalon me sukses një operacion të komplikuar





Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Metasani kaloi një moment të vështirë shëndetësor, teksa iu nënshtrua një operacioni të polipeve në rrugët respiratore, i cili për fat të mirë përfundoi me sukses.

defrim metasani

Operacioni ka qenë i komplikuar, teksa ka zgjatur 4 orë. Si një luftëtar i vërtetë, Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës.  Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *