Momente tmerri, parashutisti amerikan bie mbi telat elektrike, qëndron prej orësh i varur në disa metra lartësi

Një parashutist amerikan, ia ka hedhur paq një incidenti, që mund të përfundonte me pasoja fatale.

Ai ka arritur të shpëtohet nga autoritetet kaliforniane, pasi gjatë hedhjes, ngeci në linjat e energjisë.

Sipas mediave të huaja, parashutisti qëndroi i varur rreth 9 metra larg tokës. Ekipet e shpëtimit, fillimisht, kërkuan ndërprerjen e energjisë elektrike, e më pas arritën të shpëtonin e ta zbrisnin pa lëndime në tokë burrin.

Parashutisti është dërguar në spital, nga ku raportohet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

(BaklkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *