PANORAMA SPORT/ Skuadra ukrainase e Shakhtar Donjetsk zbriti në fushë të shtunën në mbrëmje për herë të parë që kur Rusia filloi luftën ndaj Ukrainës.
Olimpiakos ishte skuadra që mikpriti Shakhtarin në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “ndaleni luftën”.
Kjo është një nga katër ndeshjet që Shakhtari do të luajë në të gjithë Evropën për të mbledhur fonde për të prekurit nga konflikti i vazhdueshëm.
Takimi i së shtunës në Athinë shënoi ndeshjen e parë të Shakhtarit për vitin 2022, pasi pjesa e dytë e sezonit ukrainas u shty për një kohë të pacaktuar pas pushtimit nga Rusia fqinje.
LEXO LAJMIN E PLOTË TE PANORAMA SPORT
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al