Momenti i Asllanit si titullar te Interi? Inzagi shuan dyshimet përpara sfidës ndaj Romës: Kristjani do të…









Në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Romës, nesër në orën 18:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 8-të në Serinë A, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Interit, Simone Inzagi, i cili ka deklaruar se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë shansin për të luajtur titullar ndaj verdhekuqve të Zhoze Murinjos:

INZAGI

Asllani – “Asllani nesër do të luajë titullar. Kam pak vështirësi. Përveç Brozoviç, tani probleme ka shfaqur edhe Galiardini dhe nuk është stërvitur në dy ditët e fundit.”

Lukaku – “Lukaku ndodhet jashtë fushave prej 1 muaji dhe do të duhet disa kohë që të jetë në gjendje optimale.”

Ndeshja ndaj Romës – “Do të jetë një ndeshje me shumë impenjim ajo ndaj Romës, e përbërë nga duele. Do të përballemi me një ekip të fortë që është rritur, me një trajner të madh si Murinjo.”

Në rrezik – “Ne trajnerët jemi gjithmonë në rrezik, në çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore. Jemi disa pikë prapa, po mundohemi të punojmë më shumë dhe më mirë dhe do të shohim se çfarë do të thotë fusha e blertë. Unë kam qetësinë e duhur.”

Situata e njëjtë si me Lacion – “Me Lotiton kam pasur marrëdhënie shumë të mira, me Zhangun kam gjithashtu marrëdhënie të mira. Klubi është prezent, në futboll ka edhe fitore dhe humbje. Komandojnë Atalanta dhe Napoli me meritë, pastaj ka skuadra që kanë humbur disa pikë. Me punë do të mund të rikuperojmë.”

Gosens – “Kam lojtarë që po bëjnë mirë, Gosens është njëri prej tyre dhe jam i lumtur që ka gjetur kombëtaren. Në të majtë kam atë, Dimarkon dhe Darmianin. Do të bëj një zgjedhje pas stërvitjes së sotme.”, përfundoi Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *