Momenti kur e ndjek përpara se ta godasë me thikë (Video)

22:56 24/07/2022

Mediat britanike kanë publikuar pamjet teksa autori ndjek mes turmës shënjestrën e tij përpara se ta godasë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Londër pas mesnatës së 23 Korrikut.

Sulm gjakftohtë e ka konsideruar shtypi britanik këtë moment, teksa shihet autori se si ndjek nga pas personin që do të godiste me thikë.

Disa goditje me thikë pas shpine i shkaktuan dëmtime të rënda 23-vjeçarit që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.

Pas ngjarjes, autori u largua. Policia angleze e ka shpallur atë në kërkim dhe u ka kërkuar ndihmë qytetarëve që të japin informacione nëse kanë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts