Momenti prekës kur policia i vuri prangat babait me vajzën në prehër se s’kishte maskë

11:37 30/08/2021

Një vajzë e vogël e hutuar u ul në krahët e babait të saj ndërsa ai po qortohej nga dy oficerë policie për mos mbajtjen e një maskë në një periudhë ku janë rritur rastet me Covid-19.

Por ai nuk ishte në gjendje ta ngushëllojë atë pasi u prangos me krahët pas shpinës, i shtrirë në tokë në një park në jug-perëndim të Sidneit.

Babai 31 vjeç, u ndalua nga policia në një shteg në Garrison Point Reserve, në George’s Hall, rreth orës 14:20 të së shtunës.

Policia pretendoi se ai u bë verbalisht abuziv dhe agresiv ndaj oficerëve kur ata folën me të për mosmbajtjen e maskës.

“Oficerët paralajmëruan burrin shumë herë për sjelljen e tij para se të arrestohej,” tha Policia e NSËpër Daily Mail Australia.

Videoja e xhiruar nga një kalimtar i cili ndaloi për të ndërhyrë tregon burrin që bërtet ndërsa oficerët i thonë të qetësohet.

“Ejani djema, tregohuni pak të drejtë. Ai ka një vajzë këtu, ajo është vetëm. Shikoni, vajza e vogël ka frikë”, ka thënë personi që po filmonte.

Oficerët i thonë burrit që po filmonte të qetësohet dhe ata do t’i shpjegojnë situatën pasi të kenë mbaruar së foluri me babanë.

“Ai ka kryer një shkelje,” thotë oficeri.

“Ai nuk ka kryer një vepër penale, unë kalova dhe pashë gjithçka“, kundërshton burri që filmonte.

Babai i thotë njërit prej oficerëve se nuk do të flasë me ta aq kohë sa vajza e tij qëndron pranë tij. Personi që po e filmon, përpiqet që të bindë policët të mos e arrestojnë, ata i thonë se po e arrestojnë sepse nuk ka vendosur maskë. Babai 31-vjeçar i tregoi se ishte duke çuar vajzën e vogël tek kunata dhe do dilte të bënte vrap në park, prandaj nuk e kishte marrë maskën me vete.

Ndërkohë që vajza e tij e vogël i ishte ulur në prehër dhe ishte gjatë gjithë kohës e hutuar para policëve. Kështu ata u detyruan që t’ja hiqni prangat dhe ta lironin, por që burri pa maske u gjobit për këtë vepër. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *