“Mondi mori meritat, Majko hesht!”/ Satira e Gjekmarkajt për protestën: Ja deleguam fuqinë e rezistencës, liderit në perspektivë Gazit! Muli…

mondi mori meritat majko hesht satira e gjekmarkajt per protesten ja deleguam fuqine e rezistences liderit ne perspektive gazit muli
mondi mori meritat majko hesht satira e gjekmarkajt per protesten ja deleguam fuqine e rezistences liderit ne perspektive gazit muli

Agron Gjekmarkaj, përmes një analize satirike ka komentuar protestën e 20 shkurtit, që u thirr nga opozita. Ai komentoi disa personazhe të politikës.

“Majko tek heshtja ka gjetur zgjidhjen e një sërë problemeve nder vite. Atë bëri edhe këtë herë me këmbëngulje. Pas protestës së 20 Shkurtit ne të opozitës ndiheshim më të motivuar. Lart kokën dhe shikimin nga e ardhmja. Lideri në perspektivë Gazi na mblodhi që na sabah. I përgëzoi të gjithë një nga një se Kryezëvendes Lideri Muli nuk qe i cili është ku e ku më zemërgjerë.”, shkruan Majko.

ANALIZA
Ajo që më mbet në mendje sapo vura këmbën ashtu bajatshëm në truallin e Kuvendit ditën e enjtë që një dialog i pasur gjuhësor mes Shalsit dhe Xhemalit. Një bashkëbisedim i epërm ndërmjet dy shqiptarëve bashkëkohorë!
“Oooo vllai si je? Hë vlla ça bërë? Ça të thotë vllai ty? Eee vllai , na ka marrë malli! Po vllai për zotin po! Po mirë vllai? Ja ashtu vlla. E di e di vlla! Si koha vlla si koha. Të kupton vllai! Ah të keqen mor vlla. Mirë vllai rrofsh. Ta paça borxh vlla. Je i madh vlla. Gjigand vllai gjigand. Me lehtësove vlla. Po je njish ti vlla. Lene vlla lene. Ma ka marrë mendja vllai. Dëgjohemi vlla. Tung vlla”. Etildës kjo i dukej si gjuha e “Uliksit” të Xhejms Xhojsit dhe ndihej me fat si dëshmitare e heshtur tek shënonte simbolikat mbi defter. Mimi di Puccini që lexon Danten e kaloi me indiferencë si ndëshkimi sqimes ndaj folkut.

Majko tek heshtja ka gjetur zgjidhjen e një sërë problemeve nder vite. Atë bëri edhe këtë herë me këmbëngulje. Pas protestës së 20 Shkurtit ne të opozitës ndiheshim më të motivuar. Lart kokën dhe shikimin nga e ardhmja. Lideri në perspektivë Gazi na mblodhi që na sabah. I përgëzoi të gjithë një nga një se Kryezëvendes Lideri Muli nuk qe i cili është ku e ku më zemërgjerë. Kur u afrua tek unë nuk i doli llafi i mirë. Me pa vëngër, si i panjolli mëkatarin, “ti gjithmonë e gjen një bisht për ti bërë bisht përballjes”- tha. Nuk i thashë që i kisha marrë leje Kryezëvendës Liderit për një mision diplomatik në Athinë , për të bashkuar “të shtatë kundër Tebes” që mos të cenoja harmoninë. Ula kokën gati i ngashëryer, gjithmonë me të prapambeturit, qaramanet e skuthët larg lavdisë. Mondi i cili mori mburrjet më të mëdha por të merituara me erdhi në ndihmë:”ka qëlluar pak eksiq po mos e merrni me tatëpjetë, koha do e sjellë në vete”.

Edhe Mondi e paskësh një zemër. Pashë nga Salianji po edhe ay tundte kokën në shënjë miratimi e zgërdhihej si i pa fe. Edhe ti o Brut? Si ufuth që është shtoi “ ky më shumë merret me Mamicën , llafnë e saj, jo filxhani jo gota, duke mërzitur motrani e shoqëni të qeverisë e sidomos duke i thyer zemrën Jorushit të Tabakeve e cila i kishte besuar si biograf sesa me kauzat e mëdha”. Jorushit një vello melankolie që nuk perfor foltoren mbluar e kishte, fund e krye. Albana që pat edhe ditëlindjen e shkelqente si ylber mbi vesë po tortë nuk solli e mbylli këtë mesele duke pranuar “shyqyr e kemi per hudher kunder syrit të keq ndaj dhe Zonja Garo kjo mjeshtre e komunikimit publik nuk e ftoi tek spoti, se po të fliste ai mileti nuk dilte kundër regjimit, se ben si i koklavitur dhe nuk flet gjuhen e popullit”. Tritani e dëgjoi dhe me këshilloi atërisht “ thjeshtoje atë të bekuar gjuhë”. Fred Xhaferri me pa ngulazi me gëzim të egër sikur përvoja të drejtë ti kishte dhënë” as autokritika s’të bën më punë” ishte ideja. Të dehur nga suksesi i 20 Shkurtit ja deleguam Liderit në perspektive Gazi fuqinë e rezistencës. Ne i binim bilbilit, Sajmua edhe këndonte nga pak “ o Lindite mori Lindite a po na leahon pakez dritë?”. Gazi leçiste, u lëshonte namat Lindites Babos, sojit e sorollopit. Muli na qortoi pak pas seancës nga larg për shthurje e rënie në vetëkënaqësi.

Taos i ishte shtuar një palë në gushë nga dy tani është bërë me tre. Çdo premtim që bën e shenon aty qerratai. Ulsiut mjekra po i bëhet gjithnjë e më fine si mendimet. Ministrja e panjohur në qoshe shikimin e mban lart në horizont si e vetmja pikë që e lidh me realitetin. Ogi nuk është kurrë shumë e gezuar si Tezja por as e pikelluar si Anila. Gonxhe na sheh dhe i dukemi të gjithë si shoferë që duam të bëjmë kolaudimin. Bora duket si një murg budist që mediton plot miresi. Toka rreth Babos rrotullohet.

Mamica ka rrëmbyer thesin e metaforave e hesht duke shkaktuar një sërë pikepyetjesh tek Baftua dhe Dilua.
Kosta i Gramozit e Lindites ka marrë një ngjyrë gri si shajak i rrahur nga erërat e shumta të moteve. Pamja i është mjegulluar. Genc Gjonçaj ënde s’ka bërë dush. Mbi flokë mban miellin e Mulit si deshmi e heroizmit. Të gjithë afrohen si tek një Gurù dhe ai shkund pak kokën që lavdinë të ndajë me ta. Çyrbja shfaqet gjithnjë e më i menduar. Ai me mall kujton motin e madh kur Babua vinte, atje lart ulej e shiharete i bënte. Tani duhet të kënaqet me shikimin tinezar të Nikos i cili nuk dihet në bie mbi të apo aty pranë! Laerti ndihet i pamotivuar. Njerëzit as qajnë as qeshin, s’ka më lot per të mbledhur. Pritja si sëpatë rri mbi të gjithë. Do i perfshijë Babo në shikim apo jo? Dallgë dallgë trazimet po vinë, thonë që gjysma nuk do jenë!! U vonuam në këtë kronike se një sërë dertesh me goditen në xhan dhe i zunë rrugen qejfit për ta nomatisur fjalën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts