Monedha zyrtare e Kinës vjen në formën virtuale

21:00 26/05/2021

Përdoret nëpër spitale nga stafi mjekësor, pritet të funksionojë edhe në banka tregtare

Renminbi dixhital, monedha zyrtare e Republikës Popullore të Kinës e administruar nga Banka Popullore, ka mbërritur e plotë në Shanghai.

Pas provave të zhvilluara në disa qytete të tjera, tani është në përdorim në Spitalin Tong Ren të qytetit, duke i siguruar stafit një mënyrë të thjeshtë për të paguar për vaktet e tyre në mensë.

[embedded content]

Njerëzit që do e përdorin duhet të vijnë në terminalin e pagesës me kartën e cila tregon edhe bilancin e mbetur. Procesi i pagesës është i thjeshtë, por një hap i madh përpara. Ajo që mban karta bankare është Juan dixhital, jo si monedhat e tjera dixhitale, por një monedhë e re eksperimentale e lëshuar dhe menaxhuar nga Banka Qendrore e Kinës. 

Zhvillimi dhe zbatimi i tij do të ndihmojë në përmbushjen e kërkesës për një monedhë të ligjshme në ekonominë dixhitale, ndërsa gjithashtu përmirëson komoditetin dhe sigurinë e pagesave. 

Monedha dixhitale është provuar gjithashtu në qytetet Shenzhen dhe Suzhou, por testi i Spitalit Tong Ren është i pari i këtij lloji në Shangai.  Ndërsa provat dixhitale të Kinës për monedhën dixhitale janë akoma me profil të ulët, ato po marrin një vëmendje të madhe globale. 

Shumë ekonomi në të gjithë botën janë duke eksploruar monedhat dixhitale dhe veçanërisht në Evropën Veriore. Banka Popullore e Kinës po punon me më shumë se 20 banka tregtare dhe kompani të tregtisë elektronike për të zgjeruar përdorimin e monedhës dixhitale, e cila pritet të përdoret edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *