Monika Kryemadhi thirrje SPAK-ut: Të ndalohen menjëherë pagesat për inceneratorët








Kryetarja e Lëvizjes Socilaiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion që të ndalojë në mënyrë të menjëhershme kryerjen e pagasave për inceneratorët nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.

kryemadhi inceneratore

Përmes një postiomi në facebook, Kryemadhi shpreh bindjen e plotë se përtej intimidimeve nga qeveria, prokurorët do të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe do të zbardhin gjithë të vërtetën në lidhje me aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Postimi i plotë:

Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.

Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës.

Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.

SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i të cilit ka qënë qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!

Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t’i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar!

Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!

arber denizi skerdi bello

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.