Monika Kryemadhi uron Dritan Abazoviç: E ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur









Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar Dritan Abazovic për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Malit të Zi.

Kryemadhi-1

Kryemadhi shprehet se si vende fqinje, aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur.

“Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi. Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian.

Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona”, ka shkruar Kryemadhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.