Morata mbetet jashtë, gruaja e tij i mbyll dyert e shtëpisë pas humbjes ndaj Barcelonës

Alvaro Morata është përballur me një befasi të pakëndshme kur është kthyer mbrëmë në shtëpi nga Barcelona, pasi që gruaja e sulmuesit e ka lënë atë jashtë.

Bardhezinjtë u mposhtën 3-0 nga Barcelona në ndeshjen për trofeun Gamper  në ndeshje parasezonale.

Morata ka treguar në story të Instagramit me anë të një video që pasi është kthyer në Torino me skuadrën ai kishte shkuar në katër të mëngjesit në shtëpi por dyert e saj ishin të mbyllura. Si një masë paraprake, ashensorët po ashtu janë të kyçur në atë kohë kështu që sulmuesi rezervoi hotelin në 4 të mëngjesit për ta bërë një sy gjumë.

Gruaja e tij, Alice Campello e siguroi atë që nuk e ka bërë me qëllim dhe se ajo thjesht kishte fjetur dhe kishte harruar që ta shkyçte sistemin e sigurisë që ai të hyjë brenda kur të kthehet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts