“Morëm më shumë afganë se vendet e pasura të Evropës”/ Rama flet nga Italia: Ja pse strehuam refugjatët! Pasuria e vetme që mund të lëmë është…





Kryeministri Edi Rama nga Italia ka folur për strehimin e afganëve, ku ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka pritur më shumë sesa vendet e pasura evropiane.

edi rama

Nga Otranto në fjalën solemne përkujtimore, pranë skulpturës së “Katërit të Radës”, kreu i qeverisë shqiptare tha se pritja e afganëve në Shqipëri nuk bëhet për asnjë arsye, përvecse për të nderuar historinë tonë.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk është vend i pasur, ndaj tashëgimia e vetme që mund t’i lëmë fëmijëve është humanizmi.

“Është një nder të kemi mundësinë për ta kthyer këtë nder. Në jetë vjen një moment që kërkon të marrësh, por vjen edhe një moment kur ti përqafon ata që ndodhen në të njëjtën situatë në të cilën ndodheshe më parë.

Kjo të bën një përshtypje të caktuar. Fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa vendet e pasura evropiane. Ne nuk e bëjmë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë të cilët bënë që Shqipëria të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj.

Më duhet të them që  është e rëndësishme ta bëjmë këtë gjë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është i pasur sa t’ja lëmë trashëgimi fëmijëve tanë, por kjo është një pasuri që duhet të trashëgohet, humanizmi.

Ndjenja e të qenit udhëtarë, e të mos qenit pronar i kësaj toke, ku për një periudhë të caktuar kohe kemi fatin të jetojmë, por ku kemi edhe detyrimin që të mendojmë gjithmonë se toka u përket atyre që do vijnë pas nesh.

Unë shpresoj shumë që të mos vijë kurrë në Shqipëri dita kur zhgënjimi, ndjenja e marxhinalizimit apo të gjithë ato që janë probleme psikologjike të shoqërisë tonë, të mund të jenë një arsye për ti mbyllur derën atyre që kanë nevojë”, tha kreu i qeverisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.