Morën peng 13 emigrantë në Greqi dhe i futën në kamion, ‘arrest shtëpie’ për shqiptarin dhe dy shtetas grekë

Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për biznesmenin shqiptare, Astrit Tota dhe dy shtetas, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamionë 13 emigrantë. Sakaq u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.

Dje, shqiptari Tota dëshmoi për një media greke, se i kishte parë emigrantët në tentativë për të ndezur zjarr në pyjet e Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet  automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts