Morën pushtetin nga qeveria civile, BE-ja sanksionon krerët e juntës në Mianmar

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj krerëve ushtarak të Mianmarit, të cilët më 1 shkurt morën pushtetin nga qeveria civile. Në listën e sanksioneve është edhe shefi i juntës, Min Aung Hlaing. Sanksionet përfshijnë ndalesën e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

“Komandanti i Përgjithshëm, Min Aung Hlaing, është përgjegjës për vendimmarrjen në lidhje me funksionet e shtetit dhe për këtë arsye është përgjegjës për minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Mianmar”, thuhet në vendimin e BE-së. Forcat e policisë në Mianmar hedhin topa uji mbi protestuesit gjatë një demonstrate kundër puçit ushtarak në Yangon më 8 mars 2021.

Mianmari është përballur me trazira që nga 1 shkurti pasi ushtria e zbatoi një grusht shtet dhe rrëzoi nga pushteti udhëheqësen, Aung San Suu Kyi. Forcat e sigurisë kanë goditur me forcë vdekjeprurëse protestuesit që kundërshtojnë grusht shtetin. Gati 250 vdekje janë konfirmuar, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), edhe pse numri i vërtetë mund të jetë më i lartë. Më shumë se 2.300 të tjerë janë arrestuar.
Kundërshtimi ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur të ndalin trazirat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *