“Mori 100 mijë lekë për një vend pune si roje në shkollë”, SPAK çon për gjykim zyrtarin e bashkisë të akuzuar për ryshfet

SPAK njoftoi ditën e sotme se ka dërguar për gjykim një zyrtar të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për korrupsion. Bëhet fjalë për Erjon Buçukun, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës. SPAK sqaron se hetimi është kryer bazuar në pamjet filmike të transmetuara nga emisioni “STOP” ku shfaqen veprime korruptive të të pandehurit Buçuku.

“Është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erjon Buçuku… ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje e shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare,” citohet në njoftim.

Buçuku është i disati zyrtar i akuzuar nga SPAK së fundmi për akuza të ngjashme. Më 17 korrik, u kërkua gjykimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion në një tender. Më herët, këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në shkurt u arrestua ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, Alda Klosi, e cila akuzohet për pastrim parash. Ndërkohë, në janar të këtij viti u dënua me vendim të formës së prerë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u kap në përgjime telefonike duke pranuar 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë peshk në këmbim të një vendi pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts