Mori para me makinë turmën e njerëzve/ Kishte dalë nga burgu 2 ditë më parë, identifikohet autori i masakrës në Wisconsin të SHBA-ve. Thellohet bilanci i viktimave

Është identifikuar autori i dyshuar i masakrës në Wisconsin të SHBA-ve, ku një burrë hipur në një fuoristradë u fut mes turmës së njerëzve në një paradë, duke shkaktuar disa të vdekur dhe plagosur.

Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Darrell Edward Brooks Jr, një shtetas afrikano-amerikan tashmë përgjegjës për një listë të gjatë krimesh. Ai u lirua nga burgu dy ditë më parë pasi pagoi një garanci prej 1000 dollarësh.

Nga ngjarja e rëndë humbën jetën 5 persona dhe më shumë se 40 u plagosën. Qytetarët ishin duke shijuar një paradë të organizuar për Krishtlindjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.