Mori pjesë në mitingun e Putin, kampioni olimpik i Rusisë humbet marrëveshjen me sponsorin

mori pjese ne mitingun e putin kampioni olimpik i rusise humbet marreveshjen me sponsorin
mori pjese ne mitingun e putin kampioni olimpik i rusise humbet marreveshjen me sponsorin

Kampioni olimpik rus i notit Evgeny Rylov ka humbur marrëveshjen e tij të sponsorizimit me Speedo pasi mori pjesë në një miting të organizuar nga Vladimir Putin në Moskë javën e kaluar, raporton webfaqja e lajmeve insidethegames.

Rylov, i cili fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar, u pa në miting me një shkronjë “Z” në veshjen e tij – simboli që ka ardhur për të identifikuar pushtimin rus të Ukrainës.

Organi drejtues botëror i sportit Fina tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer” nga paraqitja e Rylovit në miting dhe do të hetonte.

Prodhuesi i rrobave të banjës Speedo tha për insidethegames se kishte “përfunduar sponsorizimin e Rylov me efekt të menjëhershëm” pas pjesëmarrjes së tij në ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts