“Mos bojkoto firmat, se e ke një e dy e bojkoton!”- Berisha: Basha tentoi të kopjonte Ramën duke dalë vetëm në fushatë. I kisha thënë që…








Gjatë foltores së mbajtur sot në Sarandë, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha që të mos bojkotojë firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

tentativa

Po ashtu Berisha tha se Basha tentoi të kopjojë Edi Ramën duke dalë i vetëm në fushatë dhe jo në ansambël, sikundër e kishte këshilluar ai.

Atij i hyri mendja të krijojë Bashizmin. Normal këtu nuk mund ta kritikosh, ika unë si kryetar, ai ishte gjeneratë tjetër dhe mund ti jepte fizionominë. Mirëpo Bashizmin ai e konceptoi si braktisje të trashëgimisë së PD-së, braktisje të kontributeve. Nga duhet të nisemi ne? Secili ka vendosur tullën e vet në këtë parti dhe duhet të qëndrojë. Ai doli me teorinë e Republikës së Re një fantazmagori që na kushtoi një humbje poshtëruese.

Edhe në këtë fushatë i ra Shqipërisë kryq e tërthor, i vetëm pas asnjeri përkrah. I kisha thënë disa herë, ti në skenë nuk duhet të jesh i vetëm, ti duhet të dalësh ansambël, të kesh një grup, se imitonte atë tjetrin. Njerëzit kopjen nuk e duan, po ashtu thonë votojmë origjinale”, tha Berisha.

Në apelin e tij drejtuar kryedemokratit, Berisha theksoi: “I bëjmë thirrje mos bojkoto firmat, se a i e ka një e dy dhe bojkoton. Shko shikoji firmat dhe hajde”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *