“Mos dezinformoni qytetarët”, momenti kur gazetari dhe kameramani turk sulmohen nga gazetarët (VIDEO)

Turqia prej ditësh tashmë është kapluar nga zjarre të shumta, të cilat kanë shkrumbuar mijëra banesa e lënë pas viktima.

Mediat e huaja kanë raportuar dëmet e shkaktuara në shtetin turk, me pyje dhe kafshë të djegura totalisht.

Por, një incident aspak i hijshëm është regjistruar gjatë filmimit të pamjeve. Reporteri i televizionit Halk Tv, i quajtur Marmaris İçmeler, është sulmuar fizikisht sepse po raportonte situatën rreth zjarreve.

Në videot e publikuar, shihet një person duke bërtitur: Ne do ju bllokojmë kur flisni keq dhe dezinformoni publikun”.

Më vonë gazetari ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe karmarmanit. Policia tanimë ka të gjitha pamjet në duar dhe ka nisur një hetim mbi rastin,
shkruajnë mediat turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *