“Mos e çoni më dëm votën tek partitë si PD-LSI”, Balla prezanton kandidatët socialistë në Elbasan: Nëse ndonjë ish-deputet i PS nuk është rikandiduar, ka humbur…

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla prezantoi sot kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 25 Prillit.

ekipi

Gjatë fjalës së tij Balla i ka kërkuar qytetarëve që të mos e çojnë më dëm votën e tyre tek partitë si PD dhe LSI, duke theksuar se PS do ta çojë betejën për drejtësi deri në fund.

Nga ana tjetër, Balla i ka dërguar edhe një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, që nuk rikandiduan për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Nëse ka ndonjë ish-deputet të PS që nuk ka rikandiduar është se ai ka humbur prezencën në zonë me njerëzit”, tha Balla.

Balla: Për të gjithë Elbasanin si qark doja të bëja një prezantim të secilit prej anëtarëve të ekipit tonë  fitues të 25 prillit.

Po e filloj me Evisin, nuk ka nevojë për prezantim tashmë. Evisi erdhi në PS në vitin 2013 si një pedagoge e Universitetit të Elbasanit, por tani është ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e cila në një kohë kaq të shkurtër arriti të përballojë mësimdhënien në kushtet e pandemisë dhe arriti të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme në të gjitha shkollat e vendit për zhvillimin e arsimit dhe padyshim i është dashur të marrë dhe vendime të forta sikurse ka qenë dhe vendimi për mësimin online, në konsultim me Komitetin e Ekspertëve. Unë dua ta falenderoj Evisin për të gjithë kontributin e saj edhe si pjesë e ekipit të deputetëve të Elbasanit. Nëse do të krahasoni Evisin me këdo tjetër nga Lista e PD apo LSI, është e pamundur të gjesh shenjë krahasimi

Klevi është një administrator i suksesshëm pas disa vitesh si numri dy i Bashkisë Elbasan. Mori pastaj përgjegjësine e të qenurit Prefekt i qarkut. Si Prefekt për këtë kohë ka marrë vlerësimin e të gjithë qytetarëve në qarkun  Elbasanit. Gjej rastin ta falenderoj Klevin për mënyrën dhe gadishmërinë për të qenë pranë njerëzve në çdo rast.

Besian  Ajazi do të përfaqësojë krahinën e Gramshit. Ai ka një eksperiencë shumë të mirë pranë PS. Ai është një anëtar i ekipit shumë i përgatitur. Së bashku me Enverin ne kemi sjellur një dyshe të ndërlidhur mes eksperiencës dhe energjisë.

Desantila Tahiraj është këtu në këtë listë për të dëshmuar se PS i ka dyert e hapura për njerëz që dinë të bëjnë ndryshim, të transformojnë. Kush e mban mend spitalin Rajonal të Elbasanit e kupton pse Desantila është këtu sot.

Gjej momentin të them se Desantila, ministrja Manastirliu dhe Kryeministri Rama kanë bërë që ne të kemi spitalin më të mirë rajonal në Shqipëri. Procesi i transformimit të këtij spitali po vazhdon. Ne jemi duke kryer investimin tonë më të madh me shërbimin e pediatrisë. Do të jetë një godinë totalisht e re.

Saimir Hasalla është jurist që nuk mund t’i mungonte ekipit tonë. Ai ka dëshmuar përkushitm dhe angazhim të përditshëm ndaj njerëzve.

Florenc Spaho është mjek. Ne kemi 3 mjekë në ekipin tonë. Ai është një ndër surprizat e mia pozitive. Gjithmonë është një djalë i përkushtuar për t’ju gjendur pranë familjeve në nevojë.

Për të tetin nuk po them gjë se ai jam unë. Unë kam nderin të jem ketu dhe kam një këshillë për të gjithë ju. Të qenurit deputet nuk është një punë. Nuk është një vend pune që u zgjodhe dhe që për 4 vjet duhet të shkosh në Kuvend. Duhet tu bindesh qytetarëve që presin të jesh një interlokutor i rëndësishëm mes qeverisjes dhe halleve të zonës. Unë këtë objektiv kam patur gjatë kohës time në Kuvend. Prezenca në zonë është një nga detyruar kryesore që ka një deputet i Partisë Socialiste.

Nëse ka ndonjë ish-deputet të PS që nuk ka rikandiduar është se ai ka humbur prezencën në zonë me njerëzit.

Unë dhe Albana jemi bashkë në renditje sepse ajo është surpriza ime më e bukur në kuptimin e njeriut të duhur në momentin e duhur në Bashkinë Prrenjas. Nuk mendoj se ka pasur kjo Bashki një kandidaturë me një bagazh të tillë profesional. Nuk ka pasur një deputet në Kuvend në këto 30 vite në fushën e ligjbërjes dhe që ka mbaruar Doktoraturën në Gjermani. Ajo ka punuar në ministrinë e Integrimit Europian dhe Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç për Integrimin. Ne do të kapim objektivin maksimal dhe Albana do të jetë një vlerë e shtuar.

Luan Duzha gjej rastin ta falenderoj për një moment të rëndësishëm kur ne ishim gati ta prishnim Koalicionin e LSI-së për të çuar para Reformën në Drejtësi. I mbani mend përbëtimet e Lulit që nuk donte të votonte dhe erdhi si pulë kokëulur votoi. Luani ishte nga ata që tregoi gadishmërinë për të votuar. Luani është shembulli më kuptimplotë i një banori të kësaj zone por korrektesa dhe gadishmëria për të qenë në shërbim të njerëzve janë dy nga cilësitë e tij kryesore.

Brisida Gjoza si Albana ka një eksperiencë në administrimin e Biznesit.Dua ta falenderoj sepse ajo ka ardhur përmes procesit qe ne zgjodhëm. Sot Brisida është kthyer në lagjen e vet, në Elbasan dhe është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të përfaqsuar qytetarët

Shkëlqim Bullari ka mbaruar studimet e larta për Administrim Biznesi. E kam vizituar fermën e tij dhe kam ngelur i habitur për nivelin e organizimit. Ajo është një motor ekonomik për atë zonë

Marsida Hyseni është kolegia jonë prej shumë vitesh. Ajo që e ben Marsidën të shkëlqejë është që ajo ka punuar në rritjen e punësimit. Përkushtmi i saj për të udhëzuar qytetarët në shumë sipërmarrje private i jep skuadrës sonë dimensionin e duhur.

Gjatë pandemisë në 31 dhjetor 2020 qarku jonë numëron 33 574 të punësuar. Gjatë pandemisë nuk e ulëm numrin e të punësuarve por e rritëm atë. Në Elbasan janë shpërndarë mbi 12 500 paga lufte me një vlerë totale prej 6.8 mln dollarësh vetëm ne Elbasan

Nuk u ndala sa duhet tek Enver Roshi. Ai është një koleg që ka spikatur me korrektësinë, me disponibilitetin ndaj çdo pacienti gjatë gjithë karrierës së tij. Enveri është nga Gramshi. Lindur në Gramsh. Doja ti uroja mirëseardhjen në shtëpi. Ai ka qenë pjesë e LSI dhe ai ka qenë ndër të parët që vendosi që të kthehet në shtëpinë e tij dhe që vendosi të kandidojë.

Ai pati një përballje me Covidin dhe Pandeminë por sigurisht forca, besimi dhe ndihma e duhur bëri që ai ta fitojë këtë betejë

Kristaq Skënderi është me profesion veteriner. Ka nje klinikë dhe një farmaci private ku drejtohen të gjithë baorët e zonës së Shpatit dhe Fushë-Elbasanit. Vlerësohet për lidhjen e tij të fortë me zonën nga vjen

Endri Pepa i 15-ti në listë dhe ka më shumë energji se të gjithë ne. Në vitin 2017 unë në Belsh isha zotuar se nuk do të kërkoja votën në Belsh nëse nuk do të kisha zgjidhur problemin e ujit të pijshëm. Endri si pjesë e këtij ekipi do ta ketë fokusin në këtë pikë.

Transformimi i Belshit është një nga gjërat më të mëdha që ka bërë PS. Krahasimi i Belshit sot me atë që ishte, është si nata me ditën. Po të ishte Luli do thoshte dita me natën se Luli do ta bëjë ditën natë. Kjo është lista e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Sa i përket përparësive të listës së PD unë nuk e di ende kush është se është sepse ajo është kthyer nga KQZ. Se këta kanë probleme me matematikën. Do ti kërkoja Evisit të hapte nje shkollë vetëm për Partinë Demokratike.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një gabim matematikor. Ka probleme me listën e udhëheqësisë.

Ky ekip që ne kemi ka të gjitha energjitë për ta përfaqësuar këtë qark të nderuar. Qytetarët e Elbasanit mos ta çojnë më dëm votën tek partitë si PD-LSI. Partia Socialiste do ta cojë betejën për drejtësi deri në fund sikurse nuk jemi tërhequr asnjëhëeë.

Ne nuk konkurrojmë me PD-në për programin. Për qytarët e Elbasanit është shumë e rëndësishmë pika jonë që synojmë të shkojmë me pagën minimale prej 400 mijë lekësh.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *