“Mos e rrih mamin!”, 32-vjeçarja rrëfen tmerrin: Kunata më dhunoi se i denoncova vëllanë. Burri më kërcënoi se…

mos e rrih mamin 32 vjecarja rrefen tmerrin kunata me dhunoi se i denoncova vellane burri me kercenoi se
mos e rrih mamin 32 vjecarja rrefen tmerrin kunata me dhunoi se i denoncova vellane burri me kercenoi se

Në emisionin “Me Zemër të hapur” sot është publikuar intervista ekskluzive e 32-vjeçares në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti, ndërkohë që monitorohej gjatë të gjithë kohës me kamera.

Ajo ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut.

“Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët.
Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar.
Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri. Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë.

Nuk jam ndjekur me psikolog sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra. Nuk mund të jetoj më aty.

Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë.

Ajo i tha Asqeriut : Mos e rrih mamin.

Unë shkova në komisariat. Vajzat janë njëra më e vogël se tjetra. Nuk do ta denoncoja por polici më tha nuk është në rregull. Doja që ai të shërohej për vete. Pasi u ktheva në shtëpi u përballa me vjehrrën dhe kunatën, motrën e Asqeriut që më goditi sepse tha më ke denoncuar vëllanë. Nuk e denoncova sepse më erdhi keq sepse mu lut djali i saj, 13 vjeç”, ka deklaruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts