“Mos guxo të thuash PD, do nxjerrësh votën PS”/ Berisha denoncon si behej presioni mbi numëruesit: Ky është poshtërim që na i bëri Rama, ja tregojmë ne si…








Sali Berisha ka denoncuar si bëhej presioni ndaj numëruesve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Nga foltorja me demokratët në qytetin e Lushnjës, ish-kryeministri thotë se ky është një poshtërim që Rama i bëri opozitës dhe për këtë do të përgjigjet.

sali berisha-edi rama

Ai u shpreh se koha po i thërret që të ngrihen dhe të përmbysin narkoshtetin, ashtu siç bënë me regjimin komunist 30 vite më parë.

“Numëruesit tanë, në Pallatin e Sportit në Elbasan, gra dhe djem heroike, të braktisur. Çfarë bënin kriminelët aty? Një gangster i binte pallatit verdalle dhe terrorizonte vajzat që numëronin. ‘Mos guxo të thuash PD, do nxjerrësh votën PS’. Dhe ajo ishte e pambrojtur nuk kishte kush ti dilte zot aty sepse ky ishte organizimi. A mund të pranojnë ne një gjë të tillë?

Ky është një poshtërim që na ka bërë Edi Rama dhe do përgjigjet deri më një. Ja tregojmë ne si mund të terrorizojë demokratët me banditët e tij.

Koha në thërret të bashkohemi, të ngrihemi në këmbë. Të ngremë PD dhe ti përvishemi narkoshteti për ta hedhur siç hodhën diktaturën komuniste”, tha Berisha.

Ndërsa për çështjen e shpalljes non grata nga SHBA, Berisha u shpreh: “Unë nuk e mohoj që çështjen që ekziston personale, por unë atë me vendosmëri më të madhe e mbajta personale. I bindur se do ti dilja mbanë dhe se asgjë nuk do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar.

Mbrojtja e dinjitetit tim është personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtyre 30 viteve. Unë pa dyshim që mbroja edhe ata që më kishin besuar, por në çdo orë të veprimtarisë time jam përpjekur të ruaj dinjitetin.

Ditën që kam dhënë dorëheqjen në 26 qershor 2013, e kam deklaruar se këtë po e bëj për dinjitetin tim dhe tuajin. Në rrafshin politik, kjo betejë po zhvillohet me sukses dhe gradualisht do të zhvillohet gjithnjë e më me sukses. Sepse as në Europë as në SHBA nuk gjen njerëz, burra dhe gra të lirë të cilët të besojnë se ti u thua unë kam prova, por nuk i them. Këtë nuk e përtyp njeri.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *