“Mos harro se…”, Bledi Çuçi i dorëzon detyrën Mirela Kumbaros si drejtuese politike e Gjirokastrës: Duhet të arrijmë pritshmëritë e qytetarëve





bledicuci

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dorëzuar detyrën e tij si drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës duke i lënë radhën deputetes Mirela Kumbaro.

Ai ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Gjirokastër ku ka vlerësuar punën bashkëpunuese të Kumbaros në këtë qark.

Çuçi thotë se Kumbaro do të bëjë një punë të mirë në drejtimin dhe organizimin e PS-së në Gjirokastër.

Në fund, Ministri i Brendshëm, në një postim në Facebook shkruan se do të vijojë të përfaqësojë Gjirokastrës përmes mandatit të deputetit, pavarësisht se do të jetë drejtues politik në qarkun e Beratit.

Postimi i plotë i Bledi Çuçit:

Një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër për “dorëzimin” e detyrës si drejtues politik te Mirela Kumbaro, bashkëpunëtores së shkëlqyer në këto pesë vite punë në këtë qark dhe pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët në betejat elektorale. I bindur që nën drejtimin e saj PS do të vijojë të arrijë suksese të tjera elektorale, jo si qëllim në vetvete, por si e vetmja garanci për të çuar përpara punët e projektet që ne kemi për qarkun Gjirokastër, për të jetësuar vizionin tonë për këtë rajon si një pol i rëndësishëm i turizmit në jug të Shqipërisë. Ndonëse do të drejtoj politikisht Beratin, unë do të vijoj të jem deputet i Gjirokastrës, t’ju përfaqësoj në Kuvend dhe të adresoj problematikat apo çështjet që lidhen me banorët në të shtatë bashkitë e këtij qarku. Suksese Mirelës dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar në strukturat tona. Të mos harrojmë se kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shqiptarët na dhanë një mandat të tretë si një kontratë të re për të punuar dhe për t’ju shërbyer. Në çdo nivel të qeverisjes duhet të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *