“Mos më pyesni si e bëra milionin e parë”, zbulohet misteri i Silvio Berlusconit

Gjithmonë i pari që besonte, edhe kur të tjerët shfaqeshin skeptikë. Dhe në fund kishte të drejtë. Entuziazmi i tij ngjitës, tipik për vizionarët, ishte motori që e çoi çdo sipërmarrje të tij drejt suksesit. Për Silvio Berlusconin ka qenë gjithmonë kështu: që nga aventurat e para në industrinë e ndërtimit e deri te sukseset e mëdha sipërmarrëse, Kavalieri dinte ta hidhte zemrën mbi pengesat.

Aty ku askush nuk do të guxonte të shpresonte. Kështu, duke filluar nga ndërtimi te botimet, nga sporti te kultura, ish-kryeministri italian ka ndërtuar një galaktikë të aftë për të sjellë fitime pa pushim dhe për t’u ofruar punë mijëra njerëzve.

Po milioni i tij i parë, aq shumë i diskutuar, si u sigurua?

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua jeta e Silvio Berlusconit, i cili ndërroi jetë në moshën 86- vjeçare.

Lajla Përnaska tregoi në studio se ka pasur mundësinë të takohet dy herë më ish-Kryeministrin italian, ndërsa u komentua në vijim gjithë kontributi i tij në futbollin Italian, politikë dhe jo vetëm…

Mirëpo, pyetja që ai s’iu përgjigj kurrë ishte se si e bëri milion e parë. Xhimi Lazri dha një shpjegim duke argumentuar se: “Kur ishte i ri, ai bënte detyrat e shkollës dhe u jepte me lekë të tjerëve detyrat. Por atyre që ishin në nevojë, ua jepte pa lekë. I ati i Berlusconit ka punuar në një bankë milaneze, jo të madhe, dhe thuhet se ai ka marrë një kredi nga kjo bankë, falë të atit. Gojët e liga apo më pak dashamirëse thonë se ato ishin para të mafies”, -u shpreh Lazri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts