“Mos na e merrni heshtjen për dobësi”, Manja i përgjigjet opozitës: Kur na bëni ju moral, ky është fundi i parlamentarizmit

mos na e merrni heshtjen per dobesi manja i pergjigjet opozites kur na beni ju moral ky eshte fundi i parlamentarizmit
mos na e merrni heshtjen per dobesi manja i pergjigjet opozites kur na beni ju moral ky eshte fundi i parlamentarizmit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu përgjigj opozitës që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të kolegëve se kur të mbërrijë puna të na bëjë moral një pjesë e juaja është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik 2016 u pajtuam të votojmë reformën në Drejtësi”, tha Manja.

Sipas tij “sot ju po i bëni shërbimin më të mirë anti-shtetit dhe krimit. Këtë porosi keni marrë nga krimi. Drejtësia të vazhdojë të bëjë punën e vet, ky Parlament të merret me punën që i takon. Gjithë retorika politike e opozitës i shërben krimit, i shërben mbulimit të të vërtetës dhe nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts