“Mos regjistroni Tom Doshin në zgjedhje!”/ Pas thirrjes së PD reagon PSD: Shpifje të pabaza që vijnë nga frika e humbjes. Të gjithë kandidatët janë…

SHPËRNDAJE

Pas thirrjes së bërë nga PD në drejtim të KQZ-së që të mos e regjistrojë si kandidat për deputet Tom Doshin, ka ardhur reagimi i Partisë Socialdemokrate.

tom

PSD i konsideron si shpifje dhe akuza të pabaza që vijnë nga frika e humbjes ato të PD-së. Ndërsa në deklaratë theksohet se jo vetëm Doshi, por gjithë kandidatët janë konform ligjit.

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza të Partisë Demokratike, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Deklarata e Partisë Demokratike

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit. Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *