“Mos thoni ‘Rama ik’, por…”/ Kryemadhi në Korçë: Ja dy gjërat më të shtrenjta, që nuk do lejojmë t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Korçë ku zhvilloi një takim elektoral me mbështetës të kësaj force politike. Në fjalën e saj, Kryemadhi kërkoi pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa u shpreh se dy janë gjërat më të rëndësishme, të cilat nuk do lejojnë t’i marrin nëpërkëmbë, Shqipëria dhe flamuri kombetar.

kryemadhi

Kryemadhi kërkoi nga mbështetësit e saj që të mos thërrasin më Rama ik, por të thërrasin Shqipëri.

“Ju dëgjoja tek thonit pak më përpara Rama ik. Do ju lutesha të thërrisnit Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është Rama ik, fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë për ne është flamuri ynë kombëtar. Këto dy gjëra, të cilat Rilindja do që t’i shkatërrojë, ne nuk duhet t’i lejojmë kurrë që t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur që po i çmend të tërë.

E pra të dashur miq, motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’iu thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha kryetarja e LSI.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *