“Mos u mashtroni nga gjërat materiale”, Behgjet Pacolli tregon se kur është ndjerë i pasur për herë të parë. Ja mesazhi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është kthyer pas në kohë, ndërsa ka kujtuar se kur është ndjerë i pasur për herë të parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se është ndjerë i pasur vetëm pasi i ka lindur fëmija i parë. Mes të tjerash Pacolli këshillon që nuk duhet të mashtrohemi për gjërat materiale dhe se familja është pasuria më e madhe në jetë.

“Shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur brenda natës, por unë u ndjeva i pasur vetëm kur më lindi fëmija im i parë. Mos u mashtroni nga gjërat materiale, familja është pasuria e përjetshme në jetë!”, -ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *