Moska anekson zyrtarisht nesër rajonet e Ukrainës

22:20 29/09/2022

Në ceremoninë  e nënshkrimit do të marrin pjesë presidenti rus dhe udhëheqësit e 4 rajoneve ukrainase

Rusia është gati të aneksojë  zyrtarisht rajonet e Ukrainës , ku së fundmi u mbajtën referendumet për bashkimin me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit , Dmitry Peskov,  tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premten.

Nesër në orën 15:00 në Pallatin e Madh të Kremlinit, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për hyrjen e territoreve të reja në Federatën Ruse. Në këtë aktivitet do të ketë një fjalim të presidentit Putin”, u shpreh Peskov. Në ceremoni sipas tij pritet të marrin pjesë gjithashtu zyrtarët kukull të emëruar nga Rusia në 4 rajone ukrainase.

Referendumet për çështjen e bashkimit me Rusinë u mbajtën nga 23 deri më 27 shtator në Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk , si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporozhia.

Por, referendumet e janë poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Sakaq, raketat ruse kanë goditur rajonin Dnipro ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 persona. Guvernatori bën të ditur se në mesin e viktimave janë edhe fëmijë. Liudmyla, e cila dikur shiste mallra në treg, kalon mbi rrënojat që kanë mbetur tani  nga biznesi i saj.

Sinkron

“Kam ardhur këtu dhe kam qarë. Isha e  lumtur për faktin se familja ime ishte gjallë. Godina mund të riparohet. Ajo vjen dhe shkon por jeta është e çmuar.”

Pavarësisht nga faktet se raketat ruse kanë goditur zona të shumta të banuara në të gjithë vendin Moska ka mohuar se ka shënjestruar civilët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *