Moska e mbushur me blinda e ushtarë

moska e mbushur me blinda e ushtare

moska e mbushur me blinda e ushtare

19:44 24/06/2023

Rusët të ndarë mes Putin dhe Wagner

Moska u zgjua me ushtarë e automjete ushtarake që zbriten në rrugë, ndërsa trupat e Wagner po avancojnë. Mjete të blinduara u panë në afërsi të Kremlinit.

Qytetarët thonë se gjendja ngjall frikë.

“Ushtarë e makina të tyre gjithandej. Ata po bëjnë punën e tyre për të mbrojtur popullin, por sigurisht kjo gjendje të tremb”, shprehet një banor .

“Ky është provokim, por nuk më tremb. Kam besim tek presidenti dhe populli ynë”, shton një tjetër.

Në Shën Petërburg, një luftëtar i Wagner thotë se grupi kishte shpallur një thirrje të përgjithshme.

“Djem nga e gjithë Rusia po vijnë këtu”, tha ai, duke akuzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes se është shkaku i krizës aktuale.

Në Rostov shumë qytetarë kanë mirëpritur trupat e njësisë së mercenarëve të rebeluar Vagner që kanë marrë kontrollin e qytetit, duke u ofruar atyre ujë dhe ushqime. Kurse ushtarët ukrainas në front, po ndjekin trazirat në Rusi duke ngrënë Pop Corn.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts