Moska fajëson Perëndimin dhe Kievin për sulmet e fundit ajrore, Kremlini: Zelensky mund t’i japë fund vuajtjeve të Ukrainës

moska fajeson perendimin dhe kievin per sulmet e fundit ajrore kremlini zelensky mund ti jape fund vuajtjeve te ukraines
moska fajeson perendimin dhe kievin per sulmet e fundit ajrore kremlini zelensky mund ti jape fund vuajtjeve te ukraines

Kremlini ka fajësuar sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase dhe perëndimore për dëmet e fundit të shkaktuara në valën sulmeve vdekjeprurëse me raketa që kanë goditur Ukrainën.

Sulmet e së mërkurës lanë pas njerëz të vdekur ndërsa shkëputën automatikisht tre centrale bërthamore të Ukrainës nga rrjeti kombëtar dhe madje shkaktuan ndërprerje të energjisë në Moldavinë fqinje, rrjeti energjetik i së cilës është i lidhur me Ukrainën.

Megjithatë ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pretendoi se dëmtimi i infrastrukturës së Ukrainës ishte shkaktuar nga raketat e lëshuara nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase që u rrëzuan në zonat civile pasi u qëlluan në raketat ruse.

Në komentet duke iu përgjigjur ambasadores së SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield, e cila tha se presidenti rus Putin ishte ‘duke i shkaktuar vuajtje të mëdha popullit ukrainas’.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund t’i japë fund vuajtjeve në Ukrainë duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin mes palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts