
09:50 03/05/2022
Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, të hënën në mbrëmje presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se ka harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore.
Komentet Zelensky i bëri pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus, i cili tha se besonte që Adolf Hitler kishte pasur gjak hebre.
Sergei Lavrov i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre. Komentet e tij shkaktuan reagime të ashpra në Izrael./tvklan.al