Moska ndalon gazetarët britanikë të hyjnë në Rusi, Kremlini: Është kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit

moska ndalon gazetaret britanike te hyjne ne rusi kremlini eshte kunderpergjigje ndaj sanksioneve te perendimit
moska ndalon gazetaret britanike te hyjne ne rusi kremlini eshte kunderpergjigje ndaj sanksioneve te perendimit

Moska ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë, përfaqësuesve të mediave dhe figurave të industrisë së mbrojtjes nga ky vend.

Në një deklaratë të bërë publike së fundmi, Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur ndalimin e hyrjes së grupeve të mësipërme në territorin e saj, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore dhe presionit ndaj mediave të saj shtetërore jashtë vendit.

Lista e të ndaluarve përfshin 29 gazetarë dhe anëtarë të organizatave mediatike britanike si BBC, Sky News, The Guardian dhe The Times.

Kremlini ka ndaluar gjithashtu hyrjen në vend edhe për ata që Moska pretendon se janë të lidhur me industrinë e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts