Moska paralajmëron bllokimin e gazit për BE-në

21:40 29/03/2022

Vendet e G7 refuzojnë të paguajnë me Rubla

Kriza e çmimeve të energjisë rrezikon të hyjë në një vorbull të paparashikuar, pas vendimit të Rusisë për të pranuar vetëm pagesa në Rubla për gazin që u shet vendeve europiane.

Krerët e vendeve të G7-ës refuzojnë të blejnë Rubla dhe t’ia shlyejnë detyrimin Moskës me monedhën e saj kombëtare. Por Kremlini paralajmëron se do të mbyllë rubinetat e gazit për të gjitha vendet jo-miqësore, ku bëjnë pjesë edhe ato perëndimore, që nuk i shlyejnë me Rubla detyrimet.

Zyrtarët e BE-së e quajtën të jashtëligjshëm kushtin e Rusisë, pasi sipas tyre kontratat e nënshkruara me Moskën parashikojnë pagesa me Euro.

Sakaq, çmimi i naftës së papërpunuar pësoi ulje në ditët e para të kësaj jave, pas rekordit mujor që arritën të mërkurën e kaluar.

Një fuçi naftë e papërpunuar e tregtua deri në 107 Dollarë në bursën e Teksasit dhe gati 114 Dollarë në atë të Londrës, këtë të martë. Çmimi i kësaj të marte është 10 Dollarë më i ulët krahasuar me rekordin e javës së kaluar.

Ndikim në reduktimin e çmimit jep kryesisht samiti i OPEC-ut i të enjtes, ku ka shpresa për shtimin e sasisë së naftës bruto në tregje me 400 mijë fuçi në ditë.

Ndikim në rekordin e përkohshëm të javës së kaluar pati sulmi ndaj disa depozitave në Arabinë Saudite dhe samiti i BE-së ku u diskutua bllokimi i importit të naftës ruse. Situata në tregun e energjisë është e brishtë prej trazirave të krijuara nga sulmi rus në Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.