Moska paralajmëron SHBA për Ukrainën

17:10 05/10/2022

Të vënë në vështirësi pasi u zbrapsën nga ukrainasit nga territore të gjera që kishin pushtuar, rusët shtojnë kërcënimet ndaj perëndimit. Këtë herë është ambasadori rus në Uashington Anatoli Antonov, i cili paralajmëron një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake mes Rusisë dhe NATO-s çka nënkupton një Luftë të Tretë Botërore.

Në një deklaratë për shtyp të publikuar në Facebook, Antonov thotë se furnizimi i vazhdueshëm me armë që Uashingtoni po i bën Kievit, vërteton gjithmonë e më shumë se Shtetet e Bashkuara janë pjesëmarrëse në konfliktin ukrainas. Ai i bën thirrje Uashingtonit të reshtë së furnizuari ukrainasit me këto armë.

Sistemi i avancuar amerikan i raketave HIMARS me rreze të mesme deri të gjatë veprimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbrapsjen e rusëve nga disa territore në lindje dhe jug të Ukrainës, në zonat që Putin i ka shpallur të aneksuara. Megjithatë, Moska nuk e quan atë zbrapjse por tërheqje tëushtrisë ruse. Kremlini paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në të gjitha zonat e rimarra nga ukrainasit. Për çështjen e aneksimit, Shqipëria ka thirrur një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *