Moska paraqet të dhënat e fundit mbi ekuipazhin e kryqëzorit Moskva: Ka humbur jetën vetëm një person, 27 rezultojnë të humbur

moska paraqet te dhenat e fundit mbi ekuipazhin e kryqezorit moskva ka humbur jeten vetem nje person 27 rezultojne te humbur
moska paraqet te dhenat e fundit mbi ekuipazhin e kryqezorit moskva ka humbur jeten vetem nje person 27 rezultojne te humbur

Ministria ruse e mbrojtjes ka raportuar se një marinar ka humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur, nga luftanija kryqëzor raketor Moskva, i përmbytur në brigjet ukrainase.

“396 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u shpëtuan”, ka thënë agjencia e lajmeve RIA, raportoi The Guardian.

Moska thotë se Moskva, krenaria e flotës së saj të Detit të Zi, u mbyt pasi një zjarr shkaktoi një shpërthim municioni. Ndërkohë Ukraina thotë se në fillim të këtij muaji, kishte goditur luftanijen me raketa lundrimi anti-anije Neptun ndërsa shpërqendronte ekuipazhin e saj me një dron ajror, duke shkaktuar që ajo të fillojë të fundoset dhe duke detyruar ekuipazhin prej 500 vetash të braktisë anijen.

Anija u mbyt teksa po tërhiqej në jug drejt portit të Sevastapolit.

Familjarët e ekuipazhit kishin kërkuar përgjigje nga qeveria ruse, pasi pak informacion u sigurua pas mbytjes së Moskva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts