Moska sanksione ndaj 8 zyrtarëve të lartë europiane, Brukseli thërret ambasadorin e Rusisë në BE

Ambasadori i Rusisë në BE u thirr sot nga institucionet europiane pas vendimit të Moskës për të sanksionuar tetë zyrtarë të lartë europianë, përfshirë presidentin e Parlamentit Europian dhe një komisioner, njoftoi Komisioni Europian.

“Ambasadori u thirr dhe do të pritet nga sekretari i përgjithshëm i Komisionit Europian dhe shërbimi europian për veprime të jashtme”, deklaroi zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Rusia ndaloi javën e kaluar hyrjen në territorin esaj të tetë zyrtarëve europianë, mes të cilëve presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, zëvendëspresidenten e Komisionit Vera Jourova, prokurorin e Berlinit, Jörg Raupach dhe deputetin francez, Jacques Maire, raportues special për helmimin e opozitarit, Alexeï Navalny në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APCE).

Bashkimi Europian dënon këtë vendim të njoftuar pas miratimit nga Parlamenti Europian të një rezolute që dënon veprimet e Rusisë dhe kërkon sanksione ekonomike dhe politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *