Moska shton presionin ndaj opozitës

15:10 01/06/2021

Arrestohet kreu i lĂ«vizjes “Rusia e Hapur” Andrei Pivovarov

Para zgjedhjeve parlamentare Rusia shtoi presionin ndaj disidentĂ«ve dhe aktivistĂ«ve. Andrei Pivovarov, kreu i lĂ«vizjes “Rusia e Hapur”, qĂ« u vetĂ«shpĂ«rnda javĂ«n e kaluar, u nxor nga avioni nĂ« aeroportin e ShĂ«n PjetĂ«rburgut dhe u dĂ«rgua nĂ« jug tĂ« vendit. Ndaj tij pritet tĂ« fillojĂ« hetimi penal.

Gjithashtu policia bastisi shtëpinë e politikanit të opozitës DmitryGudkov, një ish-avokat që synon të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të Shtatorit. Gjithashtu policia bastisi shtëpinë e dy bashkëpunëtorëve të tij.

[embedded content]

Këto zhvillime lidhen me shtypjen afatgjatë të opozitës nga autoritetet për të shmangur sfidën ndaj partisë Rusia e Bashkuar që ka mbështetjen e Kremlin-it. Popullariteti i partisë Rusia e Bashkuar ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike.

Javën e kaluar, Pivovarov njoftoi se lëvizja Rusia e Hapur do të shpërndahej për të mbrojtur anëtarët e saj nga persekutimi.

Qeveria ka shpallur të jashtëligjshme mbi 30 grupe duke përdorur një ligj të vitit 2015. Një tjetër ligj po shqyrtohet tani nga parlamenti që parashikon ndëshkimi të rënda për anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që shpallen të jashtëligjshme.

Këto zhvillime me opozitën ruse ndodhin ndërsa aktivisti më i shquar i saj Alexei Navalnyndodhet në burg dhe prokurorët kanë kërkuar edhe shpalljen të jashtëligjshme të organizatës së tij duke e klasifikuar si ekstremiste.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *